Biblioteka e Lezhës “destinacion” për të rinjtë

Biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë po shënon vit pas viti shtim të numrit të lexuesve të rinj. Aktualisht me 1400 anëtarë, kjo shifër është rritur me 4 herë në krahasim me dy vitet e fundit, ndërsa numri i fëmijëve është rritur me 6 herë.

Biblioteka e Lezhës, ndryshe nga e përgjithshmja në pjesën tjetër të vendit, nuk mbetet asnje herë bosh.

Nga më të vegjlit deri tek të rriturit, ajo ka rreth 1400 anëtarë besnikë të librit.

Kjo shifër është 4 herë më e lartë se dy vite më parë, por fëmijët përbëjnë 6 herë më shumë se lexuesit e dy viteve më parë.

Për të nxitur akoma më shumë leximin, biblioteka e Lezhës solli edhe çmimet për lexuesit e zellshëm dhe lexuesit më të mirë.

Për vetë lexuesit, i rëndësishëm nuk është vetem procesi, por kuptimi dhe zbatimi i mesazheve që përcjellin veprat.

Duke filluar nga muaji janar, Biblioteka ‘Gjegj Fishta’ do të ketë shumë tituj të ri librash, dhuratë e mbërritur së fundmi dhe që përmbush nevojat e lexuesve lezhianë.

Share With:
Translate »
837 Views