Bien aludimet e medias, çifti nuk po pret fëmijë të dytë
Kur një çift i hynë në zemër publikut, fillimisht mezi pret dasmën e tyre, pastaj çmendet kur merr vesh që është në pritje të një fëmije dhe kur fëmija rritet pak, dëgjon ngado për një shtatzëni të dytë. Kështu ka ndodhur edhe me çiftin e këngëtarit Justin Timberlake dhe aktores Jessica Biel.
Ata janë prindër të një djali që mbush dy vjeç së afërmi dhe megjithëse e kanë mbajtur jetën private larg medias si pak të tjerë, sërish media nuk e mban jashtë saj jetën e tyre private.
Këto ditë ka qarkulluar një lajm që çifti është në pritje të fëmijës së dytë dhe që, sipas burimeve pranë tij, të dy janë shumë të lumtur për këtë fakt, por ja që ky lajm është përgënjeshtruar nga Gossip Cop. Ata kanë shkruar që burimet e tyre ekskluzive hedhin poshtë lajmin për shtatzëninë e Biel.
Ky lajm u botua në Life & Style, e cila shkruante që ata po prisnin fëmijën e dytë dhe ishin shumë të lumtur. Shtonin edhe që Jessica dhe Justin donin vajzë, por djali i tyre donte një vëlla.
Të gjithë lajme të pavërteta, sipas Gossip Cop. Ndoshta në këtë pikë nuk di kë të besosh, por nëse për të trilluar një lajm do një farë guximi, për të marrë përsipër për ta përgënjeshtruar si të rremë, do donte edhe më shumë nëse nuk do ishte e vërtetë.