Bieta Sulo flet për herë të parë për depresionin pas lindjes së djalit

Në maj të vitit 2017 moderatorja Bieta Sulo dhe Alban Dudushi u bekuan me një djalë. Kroi Art zbukuroi jetët e tyre duke i dhënë tjetër lumturi edhe marrëdhënies që ata kishin me njëri tjetrin.

Ndonëse Bieta nuk i kursen postimet me të voglin e saj në Instagram ku na tregon dhe çastet më të bukura familjare, ajo nuk kishte rrëfyer më parë ndonjë vështirësi pas lindjes apo nëse kishte përjetuar atë që quhet depresioni post-partium.

Në një intervistë për “Revista Class”, moderatorja ka folur për herë të parë rreth këtij momenti:

Ehhhh… ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. Njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha edhe me veten. Sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë, depresioni pas lindjes. E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar edhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morëm Kroin dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karrocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje. Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete (siç është rasti im me djalë)…” – ka rrëfyer Bieta për Class duke dhënë edhe një mesazh për të gjitha nënat e reja që ndoshta po kalojnë të njëjtën periudhë pas lindjes.

Ndërkohë përsa i përket zgjerimit të familjes me një fëmijë tjetër, Bieta u shpreh se dëshira ekziston por plane ajo dhe Albani ende nuk kanë bërë. Momentalisht ata po shijojnë çdo çast në familjen e tyre me Kroin e vogël dhe Joel, vajzën e madhe që Bieta e cilëson si shoqen e saj.

Share With:
Translate »
1026 Views