Bieta Sulo mbledh fëmijët në shtëpi: Në pritje të shohim babën
Moderatorja Bieta Sulo krahas të qenit e suksesshme, është mjaft e përkushtuar ndaj familjes.
Këtë gjë e ka treguar vazhdimisht jo vetëm me djalin e saj Kroi Art, por edhe me vajzën e Albanit.
“Me të gjithë kolopuçat sot në shtëpi në pritje të shohim babën. Top show”, shkruan Bieta.
Kujtojmë se Alban Dudushi ka një vajzë 15 vjeçe, si fryt i një lidhje të mëparshme.
Duket se Bieta ka krijuar raporte të mira me vajzën e partnerit të saj, të cilën nuk e ndan nga i biri.
