Bieta Sulo ndryshon planet e festave për të ëmën, por kështu është më bukur
Kur vjen fundviti të gjithë mezi presim të mblidhemi rreth pemës me njerëzit tanë më të dashur. Kështu ka ndodhur edhe me Bieta Sulon, e cila ndonëse kishte planifikuar një ditëlindje tjetër për mamanë e saj, duket se pandemia e të gjitha kushtet e tjera të këtij viti e kanë kondicionuar. Megjithatë ajo s’është mërzitur hiç, madje madje ka shijuar mbrëmjen pranë mamasë dhe Kroit poshtë pemës plot drita e plot buzëqeshje në fytyrë.
“Une me mamin, Kroi me nona Leven, e cila sot ka 65 vjetorin… shume skenare kisha menduar per organizimin e ketij pervjetori, por jeta paska planet e saj… Pastaj mendova: sa rendesi kane restorantet e zbukurimet, organizimet dhe shumecka, perpara te qenit bashke rreth pemes? Buzeqeshjet prane njeri-tjetrit jane gjithe sa mund t’i kemi e t’i gezohemi vertete kesaj jete ????????❤️????????”, ka shkruar Sulo krah fotos.
Në disa raste Bieta ka treguar qe e ëma është mbështetje e madhe për të, pasi e ndihmon me djalin e saj të vogël, Kroin, gjë që padyshim ia ka bëre më të thjeshtë realizimin e një programi të përditshëm si pasditja, i cili është mjaft inpenjativ. Dhe Bieta ka qetësinë se nuk ka vend më të sigurt për fëmijën sesa mamaja e saj.