Bieta uron “Ditën e Baballarëve” me panoramën më të bukur të Kroit dhe Albanit
Prej disa javësh, Bieta Sulo ka treguar se fundjavën e kalon pranë detit së bashku me më të dashurit e saj.
Së fundmi moderatorja ka ndarë në llogarinë e saj disa foto të Albanit dhe Kroit të cilët duket se po shijojnë rrezet e diellit dhe detin së bashku me mikun e tyre të përhershëm, qenushin Charlie.
“Çështje çunash dhe një 4 putrosheje që e kemi shoqen e Charliet. Gëzuar ditën e baballarëve”, ka shkruar Sulo krah postimit të fundit në ‘Instagram’, duke uruar njëherazi dhe ditën e baballarëve që festohet në Amerikë.
Bieta ka ndarë edhe video të tjera në ‘Instastory’ duke treguar se si argëtohet Kroi dhe gjithë familja duke shijuar pushimin e fundjavës.