Big Basta tregon eksperiencën e tij të trishtë: “Këta jemi ne në sytë e botës”

Reperi i njohur Big Basta prej disa kohësh është zhvendosur në Zelandën e Re së bashku me familjen e tij. Edhe pse larg vendit të tyre çifti i njohur mbajnë një kontakt të vazhdueshëm me fansat e tyre të shumtë.

Së fundmi Big Basta ka postuar në Instastory një zbulim që ka bërë në lidhje me atë se si dukemi ne shqiptarët në sytë e botës. Në një nga libraritë e Zelandës së Re ai ka gjetur një libër, i cili nëpërmjet ilustrimeve me fotografi dhe një përshkimi të shkurtër pasqyron jetën e vendeve të ndryshme të botës dhe midis tyre është edhe Shqipëria.

Pikërisht fotoja që është zgjedhur për të prezantuar shqiptarët dhe përshkrimi që na është bërë e ka trishtuar jashtëzakonisht Big Bastën, i cili e ka ndarë këtë zbulim jo të këndshëm edhe me fansat e tij në Instagram.

“Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë. Pjesa më e madhe janë shqiptarë etnik, me një masë të konsiderueshme të minoritet grek në pjesën jugore të vendit. Për një familje besnikëria ose klani është me e rëndësishme sesa identiteti kombëtar dhe djemtë e martuar zakonisht jetojnë me prindërit e tyre dhe kujdesen për ta kur janë në moshë të madhe”, shkruhet në prezantimi që është bërë për shqipatërt në këtë libër.

Këto fjalë e kanë trishtuar reperin shqiptar, i cili ka shkruar sipër fotos se pikërisht këta jemi ne në sytë e botës.

“Libraritë në Auckland. Këta jemi ne në sy të botës”, shkruan Big Basta sipër fotos.

Share With:
Translate »
802 Views