Big Mama flet pas sherrit me Antonelën: I kërkoj ndjesë mamit të saj, por…

Big Mama debatoi ashpër me Antonelën mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP”. Ajo e quajti të poshtër, të ulët, të pamoralshme, intrigante dhe të degjeneruar.

Pas debatit, Big Mama vendosi të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ndërkohë, teksa ka mbërritur në studion e spektaklit, këngëtarja i ka kërkuar ndjesë familjes së Antonelën, por jo asaj.

“Arbana ju kërkoj ndjesë juve, publik, familjen së Antonelës në qoftë se u kam shkaktuar mërzitje. Më ka prekur te baza nacionale. Antonela din të na prekë te pikat tona të dobëta. Unë nuk e mbaj mend çfarë kam thënë. Por unë se kam sharë serbisht.

Unë e zotëroj edhe maqedonishten edhe serbishten. Fatmirësisht aty ka kamera dhe çdo gjë mësohet. Ju lutem duhet të nxirrni videon. Më thonin që aty ishte lojë, unë nuk kam luajtur. E kam shijuar atë eksperiencë.

Ky është karakteri im. Në qoftë se nuk do kisha reagu ashtu siç reagova nuk jam Big Mama. Ne e kemi pik të dobët bazën nacionale. Nuk duhet të isha prekur aty. Unë e nxjerr ndonjë sharje nga goja, por me shaka. Mamit të Antonelës i kërkoj falje, por Antonelës jo”, është shprehur Big Mama.

Share With:
Translate »
167 Views