Bilanc tragjik nga Covid dhe rritje infektimesh në vend

Sot është shënuar një bilanc tragjik nga COVID-19 në Shqipëri. 10 persona kanë humbur jetën dhe 616 qytetarë kanë rezultuar të infektuar nga 3218 testime. Viktimat janë tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë.

616 qytetarët e infektuar janë regjistruar në këto bashki: 289 në Tiranë, 29 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Fier, 26 në Korçë, 19 në Shkodër, 16 në Gjirokastër, nga 15 qytetarë në Elbasan, Sarandë, 14 në Vlorë, 11 në Kuçovë, nga 10 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, 7 në Roskovec, nga 6 qytetarë në Lushnje, Kolonjë, Dimal, nga 5 qytetarë në Patos, Kavajë, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 3 qytetarë në Himarë, Vorë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Shijak, Libohovë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Belsh, Devoll, Këlcyrë, Delvinë, Divjakë, Mirditë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës. Janë 8,380 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Share With:
Translate »
185 Views