Bilanci i COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit 119 persona janë infektuar me COVID-19.
Po ashtu janë shënuar edhe 2 viktima nga COVID-19. Dr. Flutura Beqo tha se dy të moshuar nga Durrësi dhe Korça e humbën betejën së fundmi me virusin teksa theksoi se në dy spitalet Covid vijon shtimi me pacientë të dyshuar si të infektuar.
Sa i përket të shëruarve, numri ka qenë i ulët në krahasim me të infektuarit, pasi vetëm 22 pacientë në 24 orët e fundit fituan betejën me COVID-19. Kurse për rastet e reja, Tirana kryeson me 54, ndjekur nga Kamza me 10, Elbasani dhe Kukësi me 7 dhe Korça me 6.
117 pacientë janë deri më sot të shtruar në dy spitalet dedikuar trajtimit të COVID-19, 16 prej të cilëve në terapi intensive dhe 5 në intubim.
🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Flutura BeqoMinistria e Shëndetësisë
Posted by Edi Rama on Monday, August 17, 2020