Billie Eilish festoi 20-vjetorin dhe urimin më të bukur e mori nga vëllai i saj
Këtë të shtunë Billie Eilish festoi ditëlindjen e saj të 20-të dhe urimin më të veçantë e mori në Instagram nga vëllai i saj më i madh, producenti dhe miku më i mirë Finneas O’Connell.
“20!!!!!!!! Të shikoj se si rritesh dhe bëhesh personi i zhytur në mendime, tepër e sjellshëm, e talentuar, gazmore dhe punëtore si je sot, ka qenë gëzimi i jetës sime!”, ka shkruar Finneas krahas dy fotove të motrës së tij.
“Unë do të jem fansi yt numër 1 deri në ditën që të vdes. Nuk ka asgjë që dua më shumë se të jem vëllai yt i madh. Gëzuar ditëlindjen!!!”, vazhdoi ai.
Billie dhe Finneas kanë qenë të hapur në të kaluarën për marrëdhënien e tyre të fortë.
Kur dyshja vëlla-motër fituese e “Grammy” bëri paraqitjen e tyre të parë në “SNL” në vitin 2019, Billie i shkroi një mesazh të ëmbël vëllait të saj në Instagram, duke thënë: “Vëllai im është shoku im mirë dhe ne ishim në “SNL” edhe kjo ishte një eksperiencë e madhe në jetën time. Faleminderit që më ke dhënë atë që kam tani.
Të dy ata kanë punuar së bashku në shumë nga hitet e saj në krye të top-listave. Muajin e kaluar, u njoftua se Billie dhe Finneas kishin shkruar dhe prodhuar tre këngë për filmin e ardhshëm të Pixar Turning Red që do të interpretoheshin nga grupi imagjinar i filmit 4*Town.