Binjakët e famshëm, Donaldi ngatërron veten më vëllain në televizor
Donald dhe Romeo Veshaj janë binjakët më të famshëm në Shqipëri që sjellin cdo javë humor për publikun. Ata janë ftuar në “Why Not” nga Roza Lati ku kanë folur për situatat më të sikletshme që kanë përjetuar.
Ishte Donaldi ai që tregoi një moment kur po shihte fytyrën e vëllait në promter, por mendonte që shihte veten.
Donald Veshaj: Tek kënga e fundit e Al Pazarit, është pjesa që shikon veten kur je në plan dhe promteri kishte kapur Romeon dhe mendoja që isha unë. Unë po duartrokisja, ndërsa Romeo jo. Thashë unë po duartrokas. Thashë pse nuk po punoj. Thashë se vdiqa. U tremba shumë, ishte një situatë ku jam unë këtu, përse nuk po punoj.