Binjakët e Ronaldos festojnë 1-vjetorin, por babi mungoi në festë

Një vit kaloi shumë shpejt që nga lindja e binjakëve Eva dhe Mateo, bij të futbollistit Cristiano Ronaldo. Lindja e tyre bëri shumë bujë pasi ato erdhën në jetë nga një nënë surrogate, identiteti i të cilës nuk u bë asnjëherë i ditur.


Pas më pak se 3 muajsh, erdhi në jetë edhe vajza më e vogël e futbollistit Alana Martina me partneren aktuale Georgina Rodrigues.
Ndërkohë Ronaldo ka edhe një djalë më të madh që e ka quajtur Cr Junior.


Të gjithë këta sa përmendëm më lart ishin të pranishëm në festën e binjakëve për vitin e tyre të parë në këtë jetë, përveç babi Cristianos. Festa natyrisht që ishte shumë e bukur e e ëmbël, pavarësisht mungesave të mamit dhe babit. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
748 Views