“Bisha e skenës”, vajza e Robert Aliajt po shijon skenën në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë
Pak ditë më parë, artisti Robert Aliaj ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, lajmin se vajza e tij Gala është zyrtarisht pjesë e finales në “The Voice Kids” në Belgjikë.
Mëngjesin e sotëm ata ishin në një lidhje “Skype” nga Belgjika me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku Roberti u shpreh se “Gala po e shijon në maksimum këtë eksperiencë. Gjithashtu a tregoi se së fundmi ka nisur ta quaj “bisha e skenës”.

“Është një eksperiencë shumë e bukur dhe nuk ka koment, si për çdo prind. Na ka dhënë një atmosferë shumë të mirë në familje. Gala po e shijon këtë eksperiencë sepse i pëlqen pafund muzika, por nuk dua të flas kaq shumë, sepse është vajza ime. “Bisha e skenës” është krahasimi që i bëjnë Galës aktualisht”- u shpreh artisti Robert Aliaj përgjatë intervistës në “Wake Up”.
Ndëra vetë Gala rrëfeu rreth kësaj eksperience duke u shprehur: “E shijoj skenën, performancën, jam shumë e lirshme. Nuk kam absolutisht stres”. Kujtojmë se këtë të premte për Gala është gara e radhës në “The Voice Kids”.




