Biznesmeni ‘playboy’ shoqërohet në martesën e aktorit me gjashtë gra shtatzëna
‘Pretty Mike’, pronari i klubeve të natës shkoi në martesën e aktorit aktorit Williams Uchemba në Nigeri, i shoqëruar nga gjashtë gra shtatzëna. Ai tërhoqi vëmendjen e gjithë festës duke thënë se është babai i gjashtë fëmijëve që presin të vijnë në jetë.
Ai është një ‘Don-Zhuan’ i njohur në Nigeri dhe flet hapur në mediat sociale për gratë me të cilat shoqërohet.
“Nuk e di cili ka nevojë ta dëgjojë këtë por një grua e bukur nuk është krijuar vetëm për një burrë, prandaj nëse do ta mbash vetëm për vete në Lagos (qyteti më i madh i Nigerisë), duhet të jesh i aftë të bësh atë që mund të bëjnë 11 burra”, është shprehur ‘Pretty Mike’./ BBC

