Biznesmeni shqiptar dhuron shtëpinë e tij për 6 motrat jetime
Rasti i gjashtë motrave jetime në Kukës ka prekur të gjithë opinionin publik. Shumë qytetarë të thjeshtë dhe personazhe publikë janë ndërgjegjësuar për të ndihmuar vajzat. Ndërsa deputeti i PD Agron Shehaj teksa rasti u publikua në emisionin “Opinion” dhuroi rrogën e tij të deputetit.
Ndërkohë, edhe të tjerë janë ndërgjegjësuar menjëherë kur moderatori Fevziu bëri apel për të ndihmuar këto vajza. Në media ka qarkulluar lajmi se një qytetar nga Lezha i cili ka biznese të vogla ka dhuruar shtëpinë e tij dy katëshe në Lezhë për motrat.
Arben Fusha është baba i 5 vajzave dhe veprimi i tij human është vërtet për tu vlerësuar.
6 motrat nga Kukësi mbetën jetime pasi i humbën të dy prindërit.
