Bjond dhe me sy bojëqielli! Fifi na prezanton me të birin dhe qenka kaq i bukur
Këngëtarja shqiptare Filoreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi, ka ndarë më ndjekësit e saj në rrjetet sociale portretin familjar, ku dhe ka prezantuar për herë të parë të birin, Theo Mal. Vogëlushi është bjond dhe me sy bojëqielli, si asnjëri nga prindërit e tij.
Djali i saj dhe i Adis Patushit mbush sot 7 muajsh. Këngëtarja ka realizuar me këtë rast dhe në prag të festave të fundvitit, një set fotografik ku kanë dalë më se të lumtur me të voglin e tyre.“7 muaj me ty sot THEO MAL ! Na ke ndryshuar boten e ta kuptojmë dashurinë akoma me shume”, shkruan këngëtarja.
Çifti janë bërë prindër për herë të parë, në prill të këtij viti. Fifi dhe Adisi u bën çift vitin e kaluar pas përfundimit të Big Brother Vip ku Fifi ishte konkurrente bashkë me kushëririn e Adisit, Kledin.
View this post on Instagram