Blendi Fevziu feston sot ditëlindjen, dhe urimet më të veçanta i mori nga vajzat e tij

Blendi Fevziu është një ndër emrat dhe gazetarët më të suksseshëm në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë në drejtimin e emisionit të tij televiziv “Opinon”, Fevziu njihet tashmë edhe si moderator më i paguar në vendin tonë.  Ai sot, feston ditëlindjen e 54-të dhe është shembulli përfekt për të treguar se mosha është thjesht një numër, e cila nuk të pengon të bësh punën tënde me të njëjtin zell si në fillim, apo dhe të udhëtosh me të njëjtin pasion si në udhëtimin e parë.

E sigurisht, në këtë ditë të veçantë urimin më të bukur e ka marrë nga dy vogëlushet e tij, Mishel dhe Alis. Ka qenë gazetari ai i cili në llogarinë e tij në “Instagram”, ka publikuar urimet e dy vajzave të tij, Mishel e cila e ka uruar me një foto të vjetër, ndërsa Alis ka shkrirë talentin e saj në pikturë për t’ i treguar babi Blendit se sa shumë e do.

   

Share With:
Translate »
82 Views