Blerim Xhemaili festoi golin me “L”, Erjona Sulejmani zbulon simbolin e ish-bashkëshortit
Pas fotos së publikuar në “Insta Story”, ku duartrokiti ish-bashkëshortin Blerim Xhemaili për golin ndaj Kosta Rikës, Erjona Sulejmani tregoi pse Xhemaili nuk festoi me shqiponjë, por me shkronjën L. Në prononcimin e saj te emisioni “Magjia 21” në RTSH, Erjona u shpreh:

“Ishte një gol tipik i Blerimit. Festoi me shkronjën L, pasi është shkronja e parë e djalit, Luanit. Çdo herë kështu feston kur bën gol. Jam shumë e kënaqur që bëri gol. Ishte nga ata golat e përhershëm që bën gjithmonë Blerimi.”
