Blerina Brakaj zbulon gjininë e fëmijës së dytë
Pak nga pak këngëtarja e njohur Blerina Brakaj po i afrohet fundit të pritjes së saj të dytë të ëmbël. Tashmë artistja ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë për të cilën erdhi të flasë pak më shumë gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan. Deri më tani, Blerina nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës së saj të dytë, ndaj sot ajo tregon ekskluzisht për emisionin e pasdites nëse djali i madh do të ketë një motër apo vëlla më të vogël.
Rudina Magjistari: Vajza është përmendur shpesh në gjithë këtë bisedë sot, këtu. Ti je veshur sot me të bardha me rozë. Mos ndoshta këto janë duke e parathënë gjininë e bebes tënde?. Do na e thuash sot të gjithëve ekskluzive se nuk na e ke thënë asnjëhereë.
Blerina Brakaj: S’e kuptoj pse të gjithë e presin. Jo, nuk e kam thënë askund.
Rudina Magjistari: Çfarë gjinie ka bebja jote e dytë?
Blerina Brakaj: Bebja është djalë.