Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i veçantë i djalit
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti është bërë ditën e sotme më 28 nëntor, nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë deputetja me një postim në Facebook ku tregon dorën e vogëlushit.

Gjylameti ka zbuluar edhe emrin e veçantë shqiptar që ka zgjedhur për të birin.
“Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona! Mirë se erdhe Kron”, shkruan deputetja.

