Blogerja e njohur braktis përfundimisht Shqipërinë dhe zbulon arsyet pas zgjedhjes së vështirë

Duket se vajza e tretë e blogeres së njohur Estela Ujka, Brooklyn Damar e cila erdhi në jetë pak muaj më parë në SHBA, ka qenë një ogur i mbarë për të.

E themi këtë pasi Estela sapo ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi në blogun personal, se është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe së bashku me familjen e saj janë vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera, Ujka tregon aryen madhore që e nxiti të marrë këtë vendim, duke theksuar se kjo rrugë nuk është aspak e lehtë.

“Përshëndetje miq, duhet të jem e sinqertë me ju që në New York nuk jam për NYFW por për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Edhe pse fillimi pritet të jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem, ndaj do më duroni dhe këtej me postime simpatike. Siç është ky i radhës. Më besoni që kjo nuk është pamja e zakonshme këtu do flasim për të gjitha, por le të themi është zgjedhja ime e parë. Kjo është lagja ku jetoj dhe fotot janë realizuar me Lorest ndaj mendoj se hapin e parë e bëmë. Ju përshëndesim nga NY dhe shihemi në postimin tjetër. Ah po tani duhet të filloj të postoj dhe në anglisht”, ka shkruar Estela.

Ndërkohë për të gjithë ata që i pëlqejnë postimet apo stilin e saj, duket se blogerja do të vazhdojë ta ushtrojë pasionin e saj edhe në kontinentin e largët.

View this post on Instagram

Hello NYC we are back

A post shared by Estela Ujka (@estelaujka) on

Share With:
Translate »
721 Views