Blogerja shqiptare do të bëhet nënë për herë të parë

Blogerja shqiptare Anxhelina Kotorri do të bëhet nënë për herë të parë. Edhe pse ka qenë vazhimisht aktive duke publikuar foto në profilin e saj në Instagram, angelinas.lbook, Anxhelina nuk ka preferuar ta ndajë lajmin dhe është kujdesur që të mos e ekspozojë barkun, i cili tanimë vështirë të fshihet. Megjithatë ndjekësit dyshonin se ajo ishte në pritje të ëmbël.

Ndërsa dje, Anxhelina është “dorëzuar” dhe e ka konfirmuar shtatzëninë me një video. E veshur me një fustan bojëqielli të gjatë dhe të ngushtë pas trupit, ajo ka treguar barkun, duke shkruar:

“Gjejeni çfarë?! Kush do i shtohet grupit të mamave?”

Anxhelina nuk e ka zbuluar gjininë, por ka treguar vetëm se është 19 javëshe shtatzënë.

Share With:
Translate »
690 Views