Blogerja shqiptare uron Krishtlindjen me shkëlqimin e plotë të shtatzënisë

23 javëshe shtatzënë, tani barku i rrumbullakosur i Estelës ka nisur të duket plotësisht.

Estela Ujka ka uruar Krishtlindjen për të gjithë ndjekëset e blogut të saj SharminStyle shoqëruar me një set të ri me fustan të bardhë dhe këpucë e buzë të kuqe në bulevardin e zbukuruar të Tiranës.  

Vetëm pak ditë më parë, blogerja postoi disa foto të reja me atmosferë festive nga sheshi Skëndërbej, ku sërish dukej barku.

Estela është shtatzënë me vajzën e tretë.

Ajo e bëri publike pritjen e ëmbël pak muaj më parë, ndërkohë që ka vazhduar të bëjë postime që tregojnë si po avancon shtatzënia.

Dhe është gjithmonë shumë e bukur!

Share With:
Translate »
902 Views