Blogger-ja e njohur do ta shijojë verën si asnjëherë tjetër, dasmën e saj me ‘dy dhëndurë’
Pushimet e verës, këtë vit për blogeren e njohur Chiara Ferragni, nuk do të jenë si çdo vit. Pas lindjes së Leone-s, në marsin e këtij viti, bloggerja dhe partneri i saj, reperi Fedez, do të bëjnë dasmë. Lajmin e ka dhënë vetë Chiara nga Instagrami i saj disa orë më parë.
“Mezi po i pres pushimet e verës që do të përfundojnë me dasmën time”, – shkruan Chiara në profilin e saj pas kësaj fotoje, pas së cilës vërshuan urimet e ndjekësve.

Leo, me siguri, do të jetë protagonisti i dasmës së prindërve të tij, kështu që, në fund të verës, të gjithë do të shohim një dasmë me ‘dy dhëndurë.’