Blue Ivy, biznesmene! Ofron 80 mijë dollarë për një palë vathë
Blue Ivy ka lindur e famshme. Që kur ishte dy ditëshe, vajza e Beyonce dhe Jay Z u cilësua si fëmija më i famshëm në botë.

Numëron një pasuri prej 500 mijë dollarësh.

Blue Ivy i la fansat gojëhapur në daljen e fundit kur në një ankand ofroi 80 mijë dollarë për një palë vathë diamanti Lorraine Schwartz
Ajo shoqërohej nga Beyonce dhe Jay-Z në Wearable Art Gala në Los Angeles të shtunën mbrëma, kur habiti të pranishmit teksa u përfshi në ofertat e ankandit.
Kjo nuk ishte hera e parë që Blue Ivy merr pjesë në ankand. Kur ishte 6 vjeçe ofroi 19 mijë dollarë në një tjetër rast.