“Boll moj e puthe”, Arbana Osmani zgjohet e lumtur me mysafirin e ri në Turqi, mamaja e kritikon | Video

Arbana Osmani ka postuar një video të ëmbël ku bashkë me Jonin përkëdhelin një mace që kanë takuar rastësisht në resortin ku po kalojnë pushimet.
Arbana Osmani ndodhet me pushime në Turqi bashkë me familjen e saj. Me djalin Jon kanë gjetur një mace gri. Të ulur në gjelbërimin e natyrës, të sapozgjuar nga gjumi, Arbana dhe Jon përkëdhelin macen.
“U zgjuam me një mysafir të ri në vilën tonë,”– shkruan Arbana Osmani përkrah videos së postuar.
Mirëpo, teksa Arbana e puth disa herë macen, në sfond dëgjohet zëri i nënës së saj që e kritikon.
“Boll moj, boll e puthe,”- i thotë mami Arbanës.

Share With:
Translate »
915 Views