Bonusi i bebes/ Edi Rama bën bilancin, ja sa familje kanë përfituar në total

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me foshnjat që vijnë në jetë, simbol i të ardhmes dhe i vazhdimësisë së brezave. Qeveria ka mbështetur familjet duke lejuar përfitimin nga plani i bonusit për çdo bebe që lind në Shqipëri.

Rama shkruan se janë mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

MIRËMËNGJES
Dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë.”,-shkruan Rama në postim.

Share With:
Translate »
273 Views