Bonusi për bebet/ Si do e marrin prindërit pagesën?

Para dy ditësh kryeministri Rama teksa prezantoi pikat e forta të buxhetit të vitit 2019, njoftoi për çekun e 24- fishuar për( bonusin) e
bebeve. Sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar mënyrën se si prindërit do të marrin bonusin për bebet, për fëmijën e parë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë të vjetra dhe për fëmijën e tretë 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra.
Manastriliu sqaroi se gjithçka do jetë e digjitalizuar dhe çeku do merret brenda vitit të lindjes. Ministrja shpjegoi se paratë do të jepen në dorë. Sipas Manastirliut kjo politikë do të ndikojë edhe në lindshmëri dhe se kjo politikë sociale është universale, pra për të gjithë familjet dhe jo vetëm për ata në nevojë.

ERTV Intervista 🎤: Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mbi rritjen me 8, 16 dhe 24-fish të Çekut të Bebes, një politikë e re sociale që është fryt i rrugës së vështirë por të domosdoshme të reformave

Posted by Edi Rama on Friday, September 28, 2018

Share With:
Translate »
773 Views