Boom bebesh, një tjetër aktore sapo u bë nënë

Aktorja që na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë me rolin e saj në filmin “High School Musical”, Ashley Tisdale është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël Ashley, 35 vjeç e ndau me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale duke bërë të ditur se është bërë me vajzë.

Aktorja publikoi një foto të dorës së saj, dorës së vogëlushes dhe dorës së bashkëshortit, muzikantit Christopher French. Çifti i ka vendosur vajzës një emër shumë të veçantë: Jupiter Iris French

“Jupiter Iris French mbërriti në tokë në datë 23 Mars 2021”-shkroi pranë fotos aktorja.
Ashley dhe Christopher janë prej vitesh së bashku dhe tani janë mëse të lumtur që janë bërë tre.

 

Share With:
Translate »
299 Views