Bora dhe Arbori vizatojnë njëri-tjetrin: Dy zemra sa…
Me videot e ndryshme në llogarinë e saj, Bora Zemani ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me djalin e saj, Arbor. Ajo ka ndarë momente të ndryshme duke kënduar apo kërcyer me të, duke i pohuar gjatë gjithë kohës se është dashuria më e madhe e saj.
Edhe në foton e fundit, Zemani ka treguar “tatuazhin” që ka bërë me djalin duke shprehur dashurinë e tyre.
“Kemi vizatuar njëri-tjetrin. Dy zemra, sa gjithë bota. Të dua”, ka shkruar Bora krah postimit ku shihet me vogëlushin e saj.
Kujtojmë se Zemani ka treguar se përveç angazhimeve në punë, shumicën e kohës e kalon me djalin për të cilin tregon kujdesin maskimal.