“Borëbardha” vjen në versionin film, por që tani nisën polemikat: Aktorja nuk është me lëkurë të bardhë si bora!
Disney është duke filmuar një version live-action të përrallës klasike “Borëbardha”, e luajtur nga aktorja Rachel Zegler me origjinë kolumbiane dhe polake.
Mirëpo zgjedhja e aktores ka sjellë kritika. Sipas autorit Ben Shapiro, zgjedhja e Rachel në rolin e “Borëbardhës” nuk është e përshtatshme pasi personazhi përshkruhet në mënyrë specifike se ka “lëkurë të bardhë si bora”.
“Borëbardha tani do të luhet nga Rachel Zegler. Ju mund ta njihni Rachel Zegler. Mund ta konsideroni koment racist, por emri i përrallës është Borëbardha. Në përrallën e vërtetë – Borëbardha origjinale e vitit 1936 përshkruhet “lëkurë e bardhë si bora”. Po. Kjo është fjalë për fjalë në emrin e saj. Kjo është arsyeja pse ajo ka emrin kështu. Kështu që unë mendoj se thjesht për të ngjallur kritika ata zgjodhën Rachel Zegler, “tha Shapiro.
Një tjetër kritikë Disney ka marrë edhe për xhuxhat. Së fundmi, Daily Mail ka publikuar disa foto në xhirime që kanë nisur një polemikë të madhe. Fotot tregojnë Borëbardhën dhe shtatë “krijesat magjike”, që është një grup që ka një person xhuxh dhe gjashtë njerëz me madhësi standarde. Fansat po ndihen shumë të konfliktuar për këtë, pasi në përrallën e vërtetë Borëbardha shoqërohet nga 7 xhuxha.