Bosi i drogës arrestohet në Dubai/ Kush është Eldi Dizdari, bashkëshorti i Suada Sherifit dhe babi i Deizit

Eldi Dizdari, është arrestuar sot në Dubai, falë një operacioni ndërkombëtar të drogës. Ai është i njohur ndryshe edhe si Denis Matoshi, dhe është një emër jo pak i njohur në vend. Mik i afërt i Arbër Çekajt, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë.

Bosi i drogës arrestohet në Dubai/ Kush është Eldi Dizdari,

Dizdari, ishte pjesë e vrasjes së bujshme në Bllok, të 4 tetorit të 2018. Ai kishte një konflikt me Ervin Matën, ku dyshohet se shkaku ishte një borxh i pashlyer nga shtetasi Mata.

Disdari, është bashkëshorti i Suada Sherifit, ish-Miss Shqipëria, një vajzë jo pak e njohur në ekranin shqiptar.

Bosi i drogës arrestohet në Dubai/ Kush është Eldi Dizdari,

Ata kanë një vajzë të quajtur Deizi dhe që prej ditëlindjes së parë të saj, ku Kids Time ka siguruar këto pamje, Suada mbylli çdo rrjet social dhe u shkëput nga jeta publike, edhe pse ishte një ndër femrat më të bukura të Shqqipërisë dhe më të përfolurat.
Këto janë disa nga pamjet e vetme që Suada është shfaqur krah bashkëshortit, pasi ajo kurrë nuk e bëri atë publik.

Share With:
Translate »
1787 Views