Bota iu shemb mbi krye/ I ati qëndroi dy orë pranë trupit të djalit 13 vjeçar, që vdiq nga bombardimet ruse
Teksa bombardimet ruse vijojnë të bien në qytetet ukrainase, së fundmi ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova tregoi vdekjen e një djali 13-vjeçar në Kharkiv.
Krahas fotos së dhimshme ajo ka shkruar se babai i djalit qëndroi për dy orë mbi trupin e pajetë dhe vazhdimisht lutej.
“Babai ukrainas i cili mban dorën e djalit të tij 13-vjeçar i vrarë nga bombardimet ruse sot në Kharkiv. Motra e tij është plagosur. Babai lexoi lutjet mbi djalin e tij për dy orë. Pas sulmit u vranë tre persona. Duhet të ndalojmë Rusia kriminale dhe terroriste tani”, shkroi Markarova në Twitter, sipas CNN.
Nga granatimet u plagos edhe motra e djalit, ndërsa deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore.