Bota po bëhet gati për një tjetër Lipa, po aq bombë sa Dua

Rina Lipa po ndjek hapat e motrës sa i përket famës, por jo në të njëjtin drejtim, pasi prej kohësh po modelon. Së fundmi ajo ka pozuar për revistën e njohur britanike “Tatler”, në numrin që do të publikohet në muajin janar.

E veshur me një stil të veçantë me nuanca klasike dhe miksim me modën e viteve të fundit, Lipa, ka marrë kritikat më pozitive.

“Tatler” është një revistë britanike që fokusohet në modën dhe stilin e jetës, si dhe mbulon të rejat e shoqërisë së lartë dhe politikës.

Por, pozimi për “Tatler” nuk është suksesi i vetëm i Rinës, pasi disa muaj më parë ajo ka pozuar për një reklamë të markës prestigjioze të pijeve “Coca Cola”. Shtojmë këtu që motra e Dua Lipës numëron mbi 1 milion ndjekës në Instagram.

Share With:
Translate »
175 Views