Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi/ Familja Rasha do marrë 8-fishin e pensionit social

Qeveria  i ka lidhur një pension social familjes së Klodian Rahës, i cili u vra në 8 dhjetor nga efektivi i “Shqiponjave”.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave i cili u botua në fletoren zyrtare, familja Rasha do të marrë 61 mijë lekë në muaj, pra 8-fishin e pensionit social.

“Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Neni 1Pas nenit 5/1/a, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohet neni 5/1/b, me këtë përmbajtje:“Neni 5/1/bTrajtim i veçantë familjar

Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social.Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit.”

Neni 2 Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim

Share With:
Translate »
531 Views