Bradley dhe Irina po mendojnë për një fëmijë tjetër bashkë

Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk – të cilët u ndanë në vitin 2019 dhe kanë një fëmijë së bashku – mund të ribashkohen me synimin për të pasur më shumë fëmijë, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six.

Çifti janë prindër të vajzës 5-vjeçare, Lea De Seine. Ata postuan një foto nga pushimet e tyre familjare tropikale këtë javë dhe një burim ka thënë se mund të rindezin romancën.

“Ishte një pushim i vërtetë familjar dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë”, thotë burimi. “Ajo do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla.”

Megjithëse Cooper së fundmi është parë duke kaluar kohë me Huma Abedin, burimi thotë se ishte diçka rastësore.

Që nga ndarja e saj me Cooper, Shayk ka qenë e lidhur për një kohë të shkurtër me Vito Schnabel dhe Kanye West.

“Të dy [Bradley dhe Irina] nuk janë marrë seriozisht me askënd tjetër dhe të dy janë në idenë për të pasur një fëmijë,” thotë burimi për Page Six, duke shpjeguar, “Nuk është Bennifer 2.0, është më shumë si, ‘pse jo?’ Ata duhet të merren me njëri-tjetrin gjithsesi pasi janë prindër së bashku. Ata të dy po mendojnë, ndoshta është koha që më në fund të vendosin vërtet.”

Sipas Page Six, Bradley dhe Irina, të cilët kanë qenë në një lidhje për katër vjet, shkojnë mirë dhe e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Share With:
Translate »
142 Views