Bradley e ka lëshuar komplet veten pas ndarjes, shikoni fotot e fundit në plazh me Lean
Në muajin qershor Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare. Ndarja mes tyre ishte e ashpër, megjithatë kjo duket se nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien që ata kanë me vajzën 2-vjeçare, Lea. Pak javë më parë Irina udhëtoi drejt Ibizas me vajzën për disa ditë pushime. Së fundmi Bradley është parë duke bërë të njëjtën gjë, por ai zgjodhi Kaliforninë për të kaluar disa orë pranë detit me Lean.

Babë e bijë u fotografuan përkrah njëri-tjetrit dhe të duket se kanë kaluar shumë mirë. Bradley ishte i veshur thjesht dhe të gjithëve u ra në sy ndryshimi i tij në ‘look’.
