Braktisja e foshnjes së pajetë, flet nëna dhe qytetari që e gjeti në koshin e plehrave

Një ngjarje tronditëse ka përfshirë ditën e sotme qytetin e Tiranës. Një foshnje e pajetë është gjetur në kazanin e plehrave në lagjen “Ali Demi”. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka identifikuar dhe nënën e foshnjes e cila është shoqëruar në Komisariatin Nr.1.

32 vjeçarja nga Gjirokastra ka dëshmuar se e ka lindur foshnjen të pajetë në muajin e 7-të dhe e ka braktisur për arsye se nuk kishte para për t’i paguar ceremoninë e varrimit.

Në një prononcim për ABC News, ka treguar ngjarjen dhe qytetari që gjeti foshnjen e braktisur dhe lajmëroi policinë. Ai ka rrëfyer se e ka gjetur rreth mesditës në një kuti në një qese blu, ku shkruhej vetëm që i përkiste seksit mashkull. Pasi ka parë krahun e foshnjes, ai ka lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilat më pas morën në trajtim ngjarjen.

Share With:
Translate »
442 Views