“Bravo është e zonja” Deklarata publike e Turjanit për Orinda Hutën dhe një mesazh per prindërit e rinj!

Në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, producenti dhe moderatori Turjan Hysko ka folur hapur për një nga kapitujt më personalë të jetës së tij: rrugëtimin për t’u bërë prind. Ai dhe bashkëshortja e tij, Orinda Huta kanë vendosur të ndajnë publikisht sfidat dhe vështirësitë që kanë kaluar, duke thyer kështu një tabu në shoqërinë shqiptare.

“Jam shumë i çuditur se pse ne si shoqëri, dhe unë i pari, kemi qenë kaq të mbyllur për këto tema. Njerëzit duhet të flasin. Ata që duan të bëhen prindër duhet të flasin me këdo rreth tyre, sepse ka shumë të tjerë që mezi presin të ndajnë eksperiencat e tyre. Të bëhesh prind nuk është një proces i thjeshtë; ka komplikacionet e veta, specifikat e veta për çdo çift,” ka treguar Hysko. Ai ka dhënë një mesazh të qartë për çiftet që ndodhen në situata të ngjashme:

“Flisni, flisni, flisni! Shkoni tek profesionistët, konsultohuni, kërkoni ndihmë. Nuk ka asgjë më të madhe se sa të kesh një fëmijë. Dhe kjo nuk ka të bëjë me sa macho je, sidomos për meshkujt. Nuk është turp të përballesh me vështirësitë për të bërë realitet ëndrrën për t’u bërë prind.”

Përveç sfidave personale, Turjan foli edhe për karrierën e bashkëshortes së tij, Orinda, dhe vendimin e saj për t’u fokusuar tek podcasti, duke lënë kështu menjanë televizionin.

“Orinda ka dashur ta lërë televizionin më përpara, por nuk e kam lejuar. Në fund, ka bërë shumë mirë që ka vazhduar. Podcasti i saj është fitimprurës dhe ka një ndikim të madh. Televizioni është i rëndësishëm, por mënyra si e ka targetuar Orinda podcastin e saj e bën atë një kryevepër të vogël në botën e internetit. Bravo i qoftë, është e zonja vajza!”

Rruga drejt prindërimit, siç tregon Turjani, nuk është gjithmonë e lehtë, por është një rrugëtim që ia vlen të ndash dhe të përjetosh, veçanërisht kur ka dashuri, komunikim dhe mbështetje nga të afërmit dhe profesionistët.

Intervista e plotë si më poshtë:

Share With:
Translate »
74 Views