Brenda 6 javësh, Meghan Markle dhe Princ Harry punësojnë 3 dado për djalin e tyre

Meghan Markle dhe Princ Harry pritet që së shpejti të punësojnë një dado të tretë për djalin e tyre, duke qenë se dy të parat dhanë dorëheqjen. Në një periudhë prej 6 javësh ata kanë ndërruar tre dado dhe kjo ka ngritur shumë pikëpyetje nëse problemi qëndron tek stafi apo tek çifti mbretëror. Pak kohë më parë në media thuhej se shumë persona e kanë pasur të vështirë të punojnë më Meghan dhe prandaj kujdestaret e Archie dhanë dorëheqjen. Ndërkohë “The Sun” shkruan se disa burime pranë çiftit të njohur kanë treguar se për ta zgjedhja e një dadoje është shumë e rëndësishme dhe ata duan që të gjejnë personin e duhur. Për më tepër fëmija ka nevojë për përkujdesje të ndryshme në disa stade, prandaj këto ndërrime janë kaq të shpeshta. Megjithatë Harry dhe Meghan janë ndër të vetmit që po punësojnë kaq shumë dado në një kohë të shkurtër, sepse për vetë princin dhe vëllain e tij është kujdesur i njëjti person nga viti 1993-1999. Gjithashtu Kate Middleton dhe Princi William kanë punësuar Maria Teresa Turrion Borrallo për të tre fëmijët e tyre.

Share With:
Translate »
456 Views