Brenda ‘Big Brother VIP’ edhe shoku që Arbana e pati në bankë që nga klasa e parë
“Big Brother VIP” ka nisur transmetimin dhe aktualisht ende po hyjnë banorët që do e mbushin shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Personazhi i 10-të që hyri në shtëpi, mund të mos jetë shumë i njohur për ne, sepse karrierën e ka nisur jashtë, por Arbanën prania e tij qe emocionuese që në fillesat e audicioneve.
Kledi Hysa është model dhe ish-futbollist, por edhe shoku i bankës së Arbanës. “Kledi ka qenë shoku im i bankës në fillore dhe nuk jemi parë më, sepse ai iku në Austri, ndërsa unë këtu. U emocionova kur mora vesh që do jetë në Big Brother”, tha moderatorja.