Brenda shtëpisë së Lorik Canës, ku Monika dhe fëmijët kërcejnë me këngë shqip (video)

Familja e Lorik Canës është ndër familjet më të këndshme dhe hera-herës kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit ndan momente të bukura, shpesh edhe funny.

Prej kohësh, ata janë zhvendosur në Itali, ku po vijojnë jetën e tyre, ndonëse nuk e dimë nëse do jetë ky vendi ku ata do i rrisin fëmijët e tyre. 

Nuk e dimë se si po e kaloni ju fundjavën, por në familjen e Lorikut kjo e shtunë i takon muzikës dhe kërcimeve. Dhe kjo muzikës dosido, por këngëve rep të Noizyt.

Ka qenë vetë Loriku që ka shpërndarë një video nga atmosfera në shtëpinë e tij, ky shihen Monica me të të vegjëlit, Bojken dhe Enkelejda, duke kërcyer me këngën e reperit.

“Humori i të shtunës”- ka qenë ky mbishkrimi që ka zgjedhur ish-futbollisti për këtë video.

Monica duket se po e shijon shumë këtë ditë me Enkelejdën në krahë, portretin e të cilës nuk e kemi parë ende, kurse Bojkeni shihet se është rritur goxha.

Share With:
Translate »
622 Views