Britani/ Dy po luanin mbi akull, të tjerët shkuan për ndihmë, dyshime për dy fëmijë të vdekur ende në liqen
Katër fëmijë po luftojnë për jetën në spital pasi u nxorrën nga një liqen në temperatura të ulta pasi ranë në sipërfaqen e tij të akullt, pranë Birminghamit, Britani e Madhe.
Dyshimet janë se dy të tjerë, nën 12 vjeç, janë ende në liqen dhe me shumë gjasa kanë humbur jetën.
Një numër i madh mjekësh, oficerë policie dhe zjarrfikës janë të gjithë në vendngjarje pranë liqenit Babbs Mill, në Solihull pranë Birminghamit, duke vazhduar kërkimin për të tjerë që mund të jenë në ujë.
Dëshmitarët tregojnë se pak sekonda para ngjarjes ata u bërtitën atyre duke thënë se nuk ishte e sigurt të luanin mbi akull.
Shkolla fillore e afërt e St Anthony njoftoi se ishte mbyllur sot dhe u bëri thirrje njerëzve që ‘të mbanin të prekurit në lutjet tuaja’.
Raportet lokale mbrëmë thanë se një fëmijë kishte vdekur në spital, por policia nuk pranoi ta konfirmonte këtë.
Dy fëmijë , nën 12 vjeç ishin duke luajtur në akull kur ai u kris poshtë tyre. Kjo i shtyu miqtë e tyre të vrapojnë në liqen dhe të përpiqen t’i ndihmojnë, thanë dëshmitarët.
Në një konferencë shtypi mbrëmjen e djeshme, shërbimet e urgjencës konfirmuan se katër fëmijë po luftonin për jetën e tyre në spital dhe përpjekjet e kërkimit po vazhdonin mes raporteve për dy fëmijë të tjerë.
