Britania e Madhe nën alarm! Kukulla si Kate Middleton shkakton kancer
Në Britaninë e Madhe kanë dalë në treg kukullat e dizenjuara si Dukesha Kate Middleton, por kjo gjë ka vënë në alarm gjithë vendin pasi thuhet se ato kanë përmbajtje kancerogjerene. E njohur ndryshe si “Princess Catherine Doll”, këto kukulla përmbajnë nivele të larta të kompleksit DEHP, si dhe një komponent toksik i quajtur , DEHP, i cili përdoret gjerësisht si zbutës plastike, por që i është ndaluar në të gjithë Europën, për shkak të rreziqeve të larta të kancerit.
Janë paralajmëruar të gjithë prindërit që ta mbajnë kukullën sa më larg fëmijëve të tyre.
Oficerët kanë arritur të konfiskojnë një pjesë të këtyre kukullave gjatë rrugës së tyre për në Britaninë e Madhe, por sërish janë të shqetësuar se mund të ketë ende të tilla në qarkullim.