Britney-n nuk e lënë të qetë, i ati dhe ish-bashkëshorti i saj shkruajnë libër për të
Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, do të shkruajë një libër që tregon gjithçka. 44-vjeçari, i cili ishte i martuar me këngëtaren nga viti 2004 deri në 2007 thuhet se po “shkruan një libër mbi përvojën e tij të atësisë”. Federline ka djemtë Sean, 17 dhe Jayden, 16 me Spears dhe iu dha kujdestaria e fëmijëve pas divorcit të tyre.
Një burim tha se Kevin është i lirë të tregojë gjithçka dhe ai di gjithçka. Sipas PageSix, Federline për librin është bashkuar me babain e Spears, Jamie Spears, i cili drejtoi marrëveshjen e kujdestarisë dhe dyshohet se e vuri vajzën e tij nën kufizime të ndryshme dhe diktoi detyrimet e saj profesionale.