Brooklyn dhe Nicola festojnë tre vjetorin e njohjes me një foto topless

Brooklyn Beckham nuk heziton të ndajë publikisht dashurinë e tij për bashkëshorten e tij Nicola Peltz. Çifti, i cili u martua në prillin e kaluar, festoi tre vjet të lidhjes me një seri fotosh romantike.

Në njërën prej tyre shihet Brooklyn Beckham duke fotografuar partneren e tij topless para një pasqyre. Aktorja buzëqesh dhe fsheh gjoksin me duar, teksa i shoqi qëndron pas saj dhe e fotografon, i veshur me pantallona sportive.

“Nuk mund ta besoj se kanë kaluar tre vjet. Ndihem sikur e kam njohur gjithë jetën. Gëzuar përvjetorin për gjysmën time tjetër, shoqen time më të mirë dhe gruan time të mrekullueshme. Nuk mund të jetoja pa ty”, ka shkruar ai në mbishkrim.

 

Brooklyn ndau gjithashtu një foto të tij duke puthur me butësi gruan e tij në faqe dhe një tjetër nga çifti duke u përqafuar gjatë një seti fotografik.

Nicola Peltz nga ana e saj ka postuar një video me foto nga pushimet e çiftit në det. “Gëzuar tre vjet i dashur. Unë bie në dashuri me ju çdo ditë e më shumë. Jam shumë me fat që të kam bashkëshortin tim”, ka shkruar ajo.
Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre në janar 2020, pasi thashethemet për lidhjen e tyre filluan të datojnë që në nëntor 2019 .

Share With:
Translate »
103 Views