Bruno: Prindërit ma lanë emrin Qazim, por ma ndërroi Vera Grabocka
Dyshja Bruno dhe Klajdi Haruni kanë qenë të ftuarit e rradhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.
Teksa ndezën publikun me zërin e tyre dhe batutat e vazhdueshme, Bruno tregoi për shikuesit edhe historinë e emrit të tij të artit, zanafilla e të cilit nis me emisionin “X Factor”.
“Bruno e ka patur emrin Qazim, ne i thërrisnim shkurt ‘Qazo’, por kur këndonte këngët e Bruno Marsit, e kishte komplet vibraton si ai. Edhe Vera Grabocka, një ditë kur po bënim prova, tha ‘Qazo duhet të ndërrosh emrin. E ke mirë emrin por është pak si emër estrade.’”- tregoi Alketa për këngëtarin.