Bukuroshja që trafikoi 12-vjeçarin në Sarandë lihet në burg, familjarët shpërthejnë në lot
Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Bukuroshe Muharremin e cila kishte trafikuar një 12-vjeçar nga Tirana për të kryer vjedhje në Sarandë. Gjatë seancës së sotme Bukuroshja i ka mohuar akuzat duke thënë se nipi i saj ishte njohur me 12-vjeçarin Ronaldo Tanushi në Tiranë dhe më pas ishin miqësuar me njëri-tjetrin. Sipas saj 12-vjeçari u ka treguar se nuk ka prindër e nuk kishte ku të qendronte prandaj ajo e kishte marrë me vete në Sarandë, duke shtuar se nuk e ka marrë për qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Vendimi i masës arrest me burg nuk u prit aspak mirë nga familjarët e saj të cilët shpërthyen në lot.
I mituri eshte njohur me nipin tim ne te njejten moshe, ne rrethimat e Sheshit Skenderbej. Aty kane levizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kane qendruar dhe luajtur bashke aty. Naten e kane kaluar ne lulishte prane sheshit Skenderbej. Femija u prezantua, qe nuk ka prinder dhe rri ne rruge. Nga qe u miqesua me nipin tim nuk donte te largohej nga ne. Une kisha blere mallera per t’i shitur ne Sarande dhe po behesha gati te ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua dhe erdhi me ne. Ne Sarande rrime tek lulishtja ne Parkun Miqesia, aty kalojm naten. Gjate dites levizte ne qytet me nipin ose vetem dhe kthehej prape ne park. Nuk e vleresova se duhet te njoftoja Policine. Keto shpjegime i kam dhene edhe ne Polici, nuk e kam marre me qellim te keq apo per ta shfrytezuar.