Bullizmi vijon të godasë Shqipërinë, dhunohet djaloshi rom në mes të ditës
Bullizmi është një problem shumë serioz. Në lidhje me këtë mënxyrë që prek kryesisht moshat e reja, i jemi referuar gjithnjë rasteve dhe videove të huaja, siç është video e Keaton Jones. Por sot një video tronditëse po qarkullon në rrjet. Eshtë një video që flet e gjitha shqip dhe revolta që ajo krijon është e jashtzakonshme. Disa fëmijë poshtërojnë dhe godasin një tjetër fëmijë rom. I vogli rom qan e lutet ndërsa bashkëmoshatarët e filmojnë. Rastet e bullizmit po shtohen për ditë ndërsa reagimi qytetar vazhdon të jetë i vakët.